Vendosni fjalën kyçe....

Berisha:“Alibasha tallet me veten e tij”, de fakto pranon Kuvendin e 11 dhjetorit


Kreu i PD-së Sali Berisha , vendimin e Alibeajt për tërheqjen nga ankimimi në Gjykatën e Apelit për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit, e ka komentuar me sarkazëm, duke thënë se “Alibasha tallet me veten e tij.”

Ai u shpreh për Alibeajn  se de fakto pranon Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai ka marrë peng vendimin e gjykatës dhe nuk lejon regjistrimin.

“Kur dëgjova që Alibasha deklaronte se u zvarrit në një kohë që Gjykata përdorte si pretekst mungesën e avokatit të tyre kësaj i thonë të tallesh me veten tënde.”, shprehet me sarkazëm Berisha.

Alibasha apo quajeni si të doni, në asnjë vend të botës, askush përveç në drejtësinë e Edi Ramës nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e botës dhe është absolutisht e pavlerë.” 

Alibasha ka të drejtë të shkojë në gjykatën e faktit dhe për çdo objeksion, dokument, provë të hapë një proces të ri, por jo të bëhet palë në një proces që nuk ishte palë. Kjo ndodh në drejtësinë qesharake të Edi Ramës, i cili mban peng me urdhër ekzekutiv, pengon regjistrimin që është automatik dhe i padiskutueshëm të vendimin e gjykatës për kuvendin e 11 dhjetorit. Duke u tërheq nga Kuvendi i 18 dhjetorit Alibasha defakto pranon Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ata zbatojnë urdhrat e Edi Ramës”, tha Berisha.