Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësimi i motit, anulohen lundrimet në Portin e Durrësit


Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar anulimin e lundrimeve nga Bari e Ankona drejt Durrësit ditën e sotme.

Shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira atmosferike në det.

Lundrimet pritet të rifillojnë sërish sot ose nesër.

“Si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në daten 17.01.2023, anullohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA , gjithashtu anullohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA.” – njofton DPD.