Teksa rrjetet sociale, portalet e televizione ziejnë nga diskutimet mbi spektaklin Big Brother Vip në Top Channel, këngëtari Aleksandër Gjoka ka shpërthyer me kritika në rrjetet sociale.
Ai shkruan në Instagram se ndjen keqardhje për ‘Vipat shqiptarë’ ndërsa nuk ka ngurruar të përdorë edhe disa shprehje banakle.
“Pershendetje Big M*t. Ndjej keqardhje për ‘Vipat shqiptare’, sa poshtë paska rënë Kartagjena. Sa poshtë paska rënë Kartagjena sepse na çat k**** me ket format idiot.” – shkruan Gjoka.
Që prej nisjes së spektaklit, BBV ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale me statuse të panumërta, kritike e vlerësuese ndaj formatit dhe personazheve që janë futur brenda.
Para pak ditësh, një grup mbështetësish të njërit prej banorëve brenda shtëpisë organizuan edhe një tiptubimi në mbështetje të tij, jashtë shtëpisë.
Diskutimet e kritikat kanë prekur kanë prekur edhe televizionet e ndryshme, ku janë organizuar emisione lidhur me formatin e spektaklit, nivelin e personazheve që janë brenda tij e rolin e televizioneve në shoqëri.