Vendosni fjalën kyçe....

Lumi Buna del nga shtrati në disa zona, përmbyt 275 ha


 

Moti i keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit, ka bërë që shumë bashki të kenë vështirësi në menaxhimin e situatës.

Shkodra është një nga bashkitë më të goditura, pasi nga të dhënat e fundit të ministrisë së Mbrojtjes, raportohet se ka dalje të lumit Buna në Muriqan dhe Oblik dhe sipërfaqja e përmbytur është 275 hektarë.

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.55 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.20 m me një rritje prej 15 cm me orën 08.00 të datës 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Aktualisht grupet e emergjencave civile të bashkisë së Shkodrës jane ne monitorim te vazhdueshëm të situatës.