Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori Special cakton 1 Marsin për të rinisur gjykimin për ish krerët e UÇK-së


Është mbajtur ditën e sotme konferenca përgatitore për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Hagës,  të cilët akuzohen për krime lufte.

 Pas një kohe, katër të akuzuarit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë shfaqur fizikisht në sallën e gjykimeve.

Prokurori special i gjykatës shprehu gatishmërinë për nisjen e gjykimit në datë 1 mars për ish krerët e UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte gjatë luftës ndaj Serbisë në Kosovë dhe për trafik të qenieve njerëzore.

Ky vendim pati edhe dakordësinë mes avokatëve mbrojtës dhe prokurorit special.

Prej vitit 2020, ish krerët e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës po mbahen në ambientet e paraburgimit të Hagës, ndërsa avokatët e tyre mbrojtës kanë argumentuar se ndaj tyre ende nuk ka prova dhe akuza konkrete mbi atë për të cilën akuzohen.

 

 

.