Agjentët e Policisë Kombëtare kanë arrestuar në qytetet e Barcelonës dhe Madridit dy persona që drejtonin një organizatë kriminale dhe ishin arratisur nga Shqipëria për tentativë për të vrarë anëtarë të një organizate rivale kriminale, pasi akuzoheshin për krimet e posedimit të armëve dhe eksplozivwve pa leje si dhe pastrimit të parave. Ato lidhen me zbulimin e lëndëve plasëse dhe armëve të tipit C-4 gjatë një hetimi në vend, raporton media spanjolle.
INTERPOL-i kishte lëshuar dy urdhër-arreste ndaj dy shtetasve shqiptarw. Faktet për të cilat ata akuzohen datojnë që në vitin 2021 në Shqipëri, ku organizata kriminale e drejtuar nga të arrestuarit tani po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në ndërprerjen e veprimtarisë së tyre kriminale të trafikut të drogës drejt kësaj organizate.
Njëri prej të arrestuarve lidhej me zbulimin në Shqipëri të lëndëve plasëse të ndryshme të tipit C-4, pesë armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë së bashku me katërmbëdhjetë gëzhoja, disa pajisje celulare dhe 88 990 euro cash. Ai po hetohej edhe në Spanjë për këto aktivitete të paligjshme pasi iu gjetën tre armë zjarri, dy silenciatorë dhe disa gëzhoja, të gjitha të fshehura mes rrobave. Pas përpjekjeve të ndryshme, ai ka mundur kalojë në Turqi me qëllim që të kthehet në Barcelonë, ku banonte aktualisht dhe ku është arrestuar pas uljes në aeroportin e Barcelonës.
Personit tjetër të arrestuar iu sekuestruan tre automatikë AK-47, dy gjysmë automatike, dy eksploziv të improvizuar, një armë automatike, një armë zjarri pistoletë dhe rreth 90 mijë euro në shtëpinë e tij në Shqipëri.
Veprimet e hetuesve bënë të mundur vendosjen e vendbanimit të tij aktual në Barcelonë, si dhe lidhjen e tij me aktivitete të ndryshme të paligjshme në Spanjë, përfshirë trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumenteve. Pas disa hetimeve u mësua për vendndodhjen e tij në qendër të Madridit, ku pas një operacioni të kujdesshëm policor për shkak të rrezikshmërisë së tij të veçantë, u arrestua.