Thuajse gjashtë muaj nga hapja e procedurës për eliminimin e pikave të zeza në rrjetin rrugor shqiptar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se janë të paktën tre operatorë ekonomikë të suksesshëm për marrëveshjen kuadër.
Procedura që ka në objekt “Eliminimi i Pikave të Zeza (Black Spots) në rrjetin Rrugor Kombëtar” kishte një fond limit prej 58 milionë lekësh dhe të treja kompanitë pjesëmarrëse janë tashmë pjesë e marrëveshjes. Formulari i njoftimit të operatorëve ekonomitë të suksesshëm u publikua së fundmi në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik duke renditur:
Bashkimi i operatorëve “I.D.K – KONSTRUKSION” & “ERALD-G” me total të çmimit për njësi dhe vlerë të pritshme të kontratave 47,9 milionë lekë.
Bashkimi i operatorëve “R. S. & M” & “SI.SI-AL sh.p.k” 56,8 milionë lekë.
Bashkimi i operatorëve “Signs & Road Safety Solutions” & “ALKO-IMPEX General Construcion” 57 milionë lekë.
Marrëveshjet kuadër mund të nënshkruhen mes një autoriteti kontraktor dhe një ose disa operatorëve ekonominë për mallra shërbime apo punë në raste të ndryshme ku një prej tyre është ai ku volumet e punës janë të vështira për t’u parashikuar.
Me operatorët që ARRSH do të nënshkruajë një kontratë procedura e tenderit parashikon që 2 muaj për përgatitjen e projektit për eliminimin e pikave të zeza, 1.5 muaj për miratimin e projektit final nga ARRSH, 15 ditë për projektin final dhe 4 muaj për zbatimin.
Ndërhyrjet kryesore sipas përshkrimit parashikojnë hartimin e projektit të detajuar të zbatimit për të bërë të mundur eliminimin përfundimtar të pikave të zeza duke ndërhyrë në përmirësimin e gjeometrisë, në sinjalistikën vertikale dhe horizontale si dhe në elementët e sigurisë rrugore si dhe në ndriçim (nëse është e nevojshme) në atë segment rrugor që është problematik duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi.
Por cilat janë në fakt pikat e zeza në rrjetin rrugor ku parashikohet të ndërhyhet?
Kryqëzimi Bërdicë – Velipojë Pika 1
Kryqëzimi Bërdicë – Velipojë Pika 2
Kryqëzimi Cërrik – Banjë
Jergucat – Qafë Muzinë
Aksi Fier – Levan
Kryqëzimi Fier Shegan
Dalje Vilë Bashtovë
Dalje Gosë qendër
Dalje Gosë jug
Dalje Kavajë veri (Plepa-Rrogozhinë)
Dalje Kavajë jug (Plepa-Rrogozhinë)
Dalje Kavajë jug (Rrogozhinë-Plepa)
Hyrje autostrada Plepa-Rrogozhinë
Dalje autostrada-Hyrje Plepa
Hyrje Bypass Arapaj Shkozet
Hyrje Mbikalimi Shkozet (Plepa-Shkozet)
Hyrje Mbikalimi Shkozet (Tiranë-Plepa)
Ura e Lizës Elbasan (Elbasan-Librazhd)
Labinot – Mbikalimi i Trenit
Nyja Qafë Kashar
Tiranë Rinas përball Megatek.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor