Vendosni fjalën kyçe....

Komandanti i KFOR-it: Gjendja në Kosovë e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme


Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia ka deklaruar se gjendja në Kosovë është e e qetë, por e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme. Ai e bëri deklaratën në takimin e krerëve ushtaralë të NATO-s në Bruksel ku tha se gjendja e tillë vjen për shkak të çështjeve të pazgjidhura, shkruan REL.

“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura.” – tha ai.

Gjendja në Kosovë ka qenë temë ditën e dytë të takimit të lartpërmendur, ku kanë marrë pjesë edhe krerët ushtarakë të vendeve që kanë ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë, e të cilat nuk janë anëtare të NATO-s.

Megjithatë komandanti i KFOR-it theksoi se misioni që drejton është i gatshëm dhe ka aftësitë e nevojshme për të vepruar në rast nevoje.

“Për aq kohë sa do të ketë rritje të tensioneve, pasiguria në mesin e popullatës eskalon. Një incident i vetëm rrezikon të dëmtoj arritjet e disa viteve në krijimin e paqes dhe sigurisë.” – shtoi ai.