Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria dislokon ushtrinë në Kukës, Peleshi: Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira


Moti i keq që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë, por edhe një pjesë të rajoneve të Kosovës, të cilat po hasin vështirësi serioze nga përmbytjet e shumta. Për këtë arsye, Forcat e Armatosura të shqipërisë, janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë bërë me dije se në rast të përkeqësimit të situatës do të ndërhyjnë, në koordinim me autoritetet e Kosovës.

“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës.Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira“, shkruan ministri i Mbrojtjes Peleshi.

Zona më problematike ka qenë qyteti Skënderaj në Kosovë, ku janë shkatërruar godina si edhe janë dëmtuar makina.