Vendosni fjalën kyçe....

Kushi: Mësimi do vijojë i pezulluar në 13 shkolla në Qarkun e Shkodrës


Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se mësimi do vijojë të mbetet i pezulluar në 13 shkolla për shkak të gjendjes së keqe të motit.

Nga 56 shkolla në të cilat u ndërpre mësimi një javë më parë, për shkak të përmirësimit të situatës mësimi do ndërpritet në vetëm 13 shkolla këtë javë.

Shkollat ku nuk do zhvillohet mësim janë kryesisht në njësitë administrative të Shkodrës.

Njoftimi i plotë:

Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.

Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,

Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,

Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,

Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,

Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,

Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,

Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,

Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,

Shkolla Fillore “Pog”, Pult,

Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,

Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,

Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,

Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.

Mbetemi të angazhuar maksimalisht me strukturat tona arsimore, duke besuar fort edhe në bashkëpunimin sa më të ngushtë me njësitë administrative përkatëse të Bashkisë Shkodër, që të punojmë së bashku për rikthimin sa më shpejt në normalitet edhe në këto shkolla.