Juventusi nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim në Torino ndaj Atalanta-s në një ndeshje që prodhoi spektakël e plot gjashtë gola.
Pas ndëshkimit me minus 15 pikë bardhezinjtë kanë zbritur në vendin nëntë me 22 pikë duke qenë jashtë garës për një nga katër vendet e para që shkojnë në Ligën e Kampionëve.
Golat për Juventusin u shënuan nga Di Maria, Milik e Danilo ndërsa për Atalantën nga Lookman e Mahle. Pas pikës së marrë sot vendasit mbeten në vendin e nëntë ndërsa Atalanta në të pestin.