Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka përcaktuar kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit në 3 bashki.
Në këto tre bashki Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike nuk zhvilluan procesin e primareve duke ia lënë PBDNJ-së zonë të lirë përcaktimin e kandidatëve.
Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës, Thanas Maneka për Dropullin. ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.