Sot në Prishtinë është mbajtur protesta e ish luftëtarëve dhe fëmijëve të UÇK-së, pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për Oliver Ivanoviq, ish liderin e vrarë të serbëve të Kosovës, i cili tha se “ai ishte një luftëtar i përkushtuar për interesat e vendit”.
Me moton “Kryeministër mos na shkel në gjak”, protesta e fëmijëve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë po mbahet në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”.
“Fjalimi i Albin Kurtit për Oliver Ivanoviqin është shembulli më i keq se si një kryeministër shkel mbi historinë e popullit të vet”, është shprehur Berat Beqiri, i biri i një dëshmori.
“Unë jam dëshmitar kryesor për masakrën që e ka kryer Ivanoviq, tre anëtarë të familjes i kam të vrarë. Turp kryeministër, kërko falje” është shprehur Tefik Sejdiu, familjar i tre viktimave në masakrën në Mitrovicë,’’ është shprehur ai.