Bulkthat shtëpiakë pjesërisht të dhjamosur dhe në formë pluhuri do jenë zyrtarisht në gjendje të gjejnë rrugën e tyre drejt tryezave të qytetarëve të BE-së duke filluar nga 24 janari. Kjo vjen falë një vendimi të Komisionit Evropian të miratuar në fillim të këtij muaji.
Sipas vendimit, i cili citoi opinionin shkencor të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore, aditivi është i sigurt për t’u përdorur në një gamë të tërë produktesh, duke përfshirë por pa u kufizuar në çokollata drithërash, biskota, pica, prodhime me bazë makaronash dhe pluhur hirre.
Në gusht të vitit 2021, Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore arriti në përfundimin se ‘formulimet e ngrira dhe të thara nga bulkthat në shtëpi’ janë ‘të sigurta në përdorimet dhe nivelet e propozuara të përdorimit’. Zyrtarët vunë në dukje, megjithatë, se insektet mund të shkaktojnë reaksione alergjike te disa konsumatorë.
Rregulloret e BE-së thonë se bulkthat e rritur duhet së pari t’i nënshtrohen një periudhe agjërimi 24-orëshe në mënyrë që ata ‘të heqin përmbajtjen e zorrëve’. Pas kësaj, insektet ngrihen, lahen, përpunohen termikisht, nxirret vaji i tyre dhe bluhen due u bërë pluhur.
Çdo ushqim që përmban këtë aditiv të ri do duhet të mbajë etiketa ‘të përshtatshme’.
Komisioni Evropian miratoi gjithashtu në fillim të këtij muaji larvat Alphitobius diaperinus, e njohur si krimbi më i vogël i miellit, për konsum njerëzor.
Edhe pse është pjesë e kuzhinave tradicionale në disa vende aziatike, përdorimi i insekteve si ushqim është ende relativisht i ri për Evropën.
Përkrahësit këmbëngulin se insektet mund të bëhen një burim kryesor i proteinave shtazore duke reduktuar gjurmën e karbonit të njerëzimit.
Fermat e insekteve besohet të jenë shumë më miqësore me mjedisin sesa blegtoria tradicionale. Insektet gjithashtu po reklamohen si një alternativë më e përballueshme në vend të mishit.