Vendosni fjalën kyçe....

Avokati Gjokutaj: Materiali audio për 21 janarin s’i ka parametrat e një prove


Avokati Genc Gjokutaj pohoi mbrëmjen e sotme se materiali audio i paraqitur nga gazetari Artan Hoxha lidhur me vrasjen e katër personave në bulevard në protestën e 21 janarit 2011, nuk i ka parametrat e një prove.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ‘Opinion’, Gjokutaj tha se materiali nuk përcakton as kohën e bisedës, nëse është bërë para apo pas vrasjes së katër qytetarëve.

“Këtu kemi tre momente, problemi ligjor, prova në vetvete dhe ngjarja që ka ndodhur. Pamjet filmike janë po ato që kanë qenë në kohën e hetimit. Ky përgjim nuk përbën asnjë provë, nuk përcaktohet koha kur ëshë bërë biseda, para apo pas. Cila është pjesa e hetuar e çështjes dhe cila është pjesa e pahetuar dhe pjesa e pahetuar e vërteton ky material këtë rrethanë. Ligji vendos një pengesë ligjore. Për predhën në kokën e Aleks Nikës, që është nxjerrë në Turqi ka dalë që nuk është qitur nga armë në inventor të Gardës. Ky material nuk ka parametra e një prove nuk mund të shërbejë në proces. Mund të shërbejë si indicie kur ka parametrat e kërkuar për të qenë provë. Për të ndjerët çështja është hetuar dhe ligji nuk lejon rihetimin e kësaj çështjeje. Duhen parë parametrat e këtij materiali, autenticiteti, koha etj.” – tha Gjokutaj.