Banorët e Bërxullës, pronat e të cilëve preken nga projeti i rrugës Thumanë-Kashart kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë para kryeministrisë.
Ata kërkojnë që projekti i rrugës në fjalë që prek banesat të shmanget, pronat e prekura të shpronësohen me vlerën e tregut si dhe të ketë një rrugë dytësore me mbikalime e nënkalime.
Banorët, që protestojnë prej 5 muajsh, mbanin në duar pankarta ku shkruhej ‘Do vetëflijohemi’, ‘Nuk e falim pronën’, ‘Shteti na ka shitur’ e ‘Shteti ka fytyrën e krimit’.
“Nuk lejoj njeri të futet në tokën time. Ky shtet do të na vrasë e të na shtypë. Kjo qeveri do vetëm të mbushë xhepat e bankat nëpër botë. Bëjmë 5 muaj në protest dhe shteti nuk na ka kthyer asnjë përgjigje. Jam banore aty, s’kam ardhur nga askund. Shteti t’i vërë gishtin kokës, jo të bëjnë ligje sipas kokës së tyre. Po e fusni në gropë popullin. Do vetëflijohemi.” – tha një nga protestuesit.