Vendosni fjalën kyçe....

Shkëlzen Berisha ironizon komedinë e SPAK-ut: Nuk e kuptoj pse u thirra sot


 

 

Shkëlzen Berisha u paraqit sot në SPAK për çështjen Gërdeci, ndërsa thirrja e tij, lë shijen e një instrumentalizimi të SPAK-ut, në kontekstin e skandalit ‘McGonigal’.

Vet Shkëlzen Berisha pasi doli nga prokuroria speciale, bëri një deklaratë me tone ironizuese, ku la të nënkuptuar se nuk ishte as vet i qartë përse duhet ta thërrisnin sot.

“Jam thirrur për t’u pyetur si person që mund të ketë lidhje me rrethanat e hetimit për çështjen e Gërdecit. Ato që thashë në SPAK i kam deklaruar dhe publikisht. Nuk mendoj se deklaratat e mia i kanë dhënë asnjë ndihmë hetimit në fjalë sepse nuk kam pasur lidhje. Kam ardhur në respektim të ligjit si çdo qytetar. Ajo që më bën përshtypje që pas 15 vitesh e njëjta prokurori mendon se mund të kem dijeni për rrethanat e hetimit pas kaq shumë vitesh. Mendoj se pa diskutim prokuroria duhet t’i thotë publikut se e kujt është ajo kaligrafi. Duhet të verifikojë se e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinal nuk është. Nuk ndjehem i rrezikuar”,-deklaroi Shkëlzen Berisha.