Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: McGonigal u korruptua nga Rama, e ktheu FBI-në në agjenci private për të hetuar opozitën shqiptare


Kreu i PD-së Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Ai tha mbrëmjen e sotme se pa u larguar Edi Rama, vendi s’mund të ketë paqe duke e quajtur çështjen e arrestimit të ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal si një nga skandalet më të mëdha pas Luftës së Dytë Botëtore.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në News24, kryedemokrati tha se McGonigal është korruptuar nga kryeministri Rama duke e kthyer FBI-në në agjenci private të Ramës për të hetuar opozitën, duke e quajtur këtë një akt tejet të rëndë.

Ai shtoi se në dosjen ndaj McGonigal emri i Ramës përmendet të paktën shtatë herë.

“Pa u larguar Rama, paqe nuk ka. Kemi të bëjmë me një nga skandalet më të mëdha pas luftës së dytë botërore. Ky njeri është njeriu që ka ditur çdo rrjet spiunazhi dhe çdo spiun që ka vepruar në territorin e SHBA. Ky ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm të zbulimit në atë vend. McGonigal. Ata do e hetojnë vetë, por në momente të caktuara ka pasur detyrat më sesnitive. Ky njeri ka pjesën shqiptare ndër më të turpshmet. Ky njeri korruptohet nga kryeministri i Shqipërisë. Aktakuza e lidh me një veprimtari madhore kriminale, shndërrimin e FBI-së në një agjensi në dispozicion për lekë, në një institucion privat për Ramën për të hetuar opozitën. Nuk ka akt më të rëndë. Kjo është e shkruajtur dhe kryeministri është i cituar të paktën 7 herë në material. Kur lexon, ndjen dhimbje kur sheh shefin e inteligjencës së FBI të kthehet në një ushtar të Agron Nezës që e sjell të Rama. Tirana, e para, nuk mundet kurrë t’i kërkonte aktivitete kriminale kundër opozitës. McGonigal, ka ardhur disa herë dhe ka bërë takime intensive me të gjithë kupolën dhe ka kontrata pune të firmosura jo nga ky vetë tani, por nga paraardhësi i tij. E kupton çfarë lukunie e tmerrshme.” – tha Berisha.