Teksa shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës vijojnë, gjendja në Shkodër për sa i përket përmbytjeve është përkeqësuar.
Numri i banesave që kanë prani uji është rritur në mbi 110 nga rreth 30 që ishin më herët. rreth 1400 hektarë tokë janë nën ujë ndërsa në rrugëne Obotit ka prani uji rreth 85 centimetra.
Lëvizja në zonë bëhet me mjete të larta. E pakalueshme është edhe rruga Shirq-Darragjat.
Bashkia e Shkodrës ka kërkuar pako ushqimore për njerëzit, bazë ushqimore për blegtorinë si dhe materiale të tjera për t’u ardhur në ndihmë banorëve.