Evropa ka nevojë për drejtues të fortë, të ngjashëm me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, për të dëgjuar zërin e saj në skenën globale, tha ministri i Jashtëm i Italisë për gazetën La Stampa.
“Ka shumë xhelozi, shumë liderë,” tha Antonio Tajani, duke argumentuar se Evropa ka përfunduar duke i shërbyer botës në vend që të ndjekë interesat e veta dhe se ‘edhe Gjermania, vendi më i fortë në Evropë, nuk arrin të imponohet. Një Merkel mungon’.
Gjatë intervistës, ai u pyet nëse mendonte se Evropa ishte ‘shumë e dobët’, për të cilën ai u përgjigj duke shpjeguar se ‘Evropa nuk ka një politikë të vërtetë të jashtme apo të mbrojtjes.. Ne vijmë gjithmonë pas amerikanëve’.
Ai vazhdoi duke këmbëngulur që Bashkimi Evropian të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit Rusi-Ukrainë.
“As NATO-ja dhe as Evropa, të cilat kanë për detyrë të ndihmojnë Ukrainën, nuk janë në luftë me Rusinë”, tha Tajani, duke shprehur shpresën se ‘deklaratat agresive’ që vijnë nga Kremlini janë thjesht ‘propagandë’.
Ministri argumentoi se ndërsa është e rëndësishme të vazhdohet dërgimi i armëve në Ukrainë, është gjithashtu jetike të kërkohet një zgjidhje paqësore e konfliktit, i cili ka qenë i ndezur që nga shkurti i kaluar, ose të paktën të vendoset një armëpushim.