Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama është zhdukur prej 48 orësh, s’e dimë nëse ka shkuar të padrinoja i tij Soros për ndihmë


Kreu i PD-së Berisha ka kërkuar edhe sot dorëheqjen e kryeministrit Rama të cilin e akuzon se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal për të sulmuar e asgjësuar opozitën shqiptare.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha tha se Tirana po zien ndërsa një revolt e thellë ka përfshirë qytetarët e Tiranës e mbarë vendit.

Berisha tha se Rama është zhdukur prej 48 orësh ndërsa nuk dihet se ku ndodhet.

“Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë. Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur. Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me ‘Ismailin’ apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë.” – tha ai.