Vendosni fjalën kyçe....

Pranga tre personave në Vlorë


Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një 21-vjeçar me iniciale M.M. u ndalua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike kanabis.

54-vjeçari me iniciale A.L. u ndalua pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me dy muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike. Ndërkohë një 68-vjeçar me iniciale H.M., u ndalua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi

“Vihen në pranga tre persona në Vlorë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u kap dhe u ndalua shtetasi A. L., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 12.02.2020, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për vjedhje të energjisë elektrike. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. M., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”