“Kur civilët kanë armë, ata mund të mbrojnë veten,”, duket se kjo është motoja e fundit e Izraelit pas sulmeve të fundit me armë që lane të vrarë të paktën 7 persona.
Për këtë arsye kabineti i sigurisë së Izraelit ka miratuar masat për ta bërë më të lehtë për izraelitët të mbajnë armë pas dy sulmeve nga palestinezët në Jerusalem gjatë dy ditëve të fundit. Sulmet ndodhën pasi një sulm i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar vrau nëntë persona.
Në masat e reja hiqen të drejtat e banimit dhe të sigurimeve shoqërore për anëtarët e familjes të peronave të përfshirë në sulme të tilla terroriste. Kabineti qeveritar do të shqyrtojë masat të dielën. Kryeministri Benjamin Netanyahu kishte premtuar një përgjigje të fortë dhe të shpejtë përpara mbledhjes së kabinetit të sigurisë.
Ushtria izraelite tha gjithashtu se do të përforconte numrin e trupave në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Kur civilët kanë armë, ata mund të mbrojnë veten,” u tha gazetarëve jashtë një spitali të Jerusalemit ministri kontrovers i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir. “Masat do të revokojnë të drejtat për sigurimin social të familjeve të terroristëve që mbështesin terrorizmin”, thuhet në njoftimin e kabinetit të sigurisë.
Propozimet janë në hap me propozimet nga aleatët politikë të ekstremit të djathtë të Netanyahut, të cilët e lejuan atë të kthehej në pushtet muajin e kaluar.