Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë të ashtuquajturën njësi speciale Scorpion, njësi e cila u u krijua në tetor 2021 me fokus në krimet me ndikim të lartë, të tilla si vjedhjet e makinave dhe veprat penale të lidhura me bandat, shkruan BBC.
Shkak për këtë gjë është se oficerët e kësaj njësie akuzohen për vrasjen e djaloshit me ngjyrë Tire Nichols.
Scorpion do të thotë “Operacioni i krimeve në rrugë për të rivendosur paqen në lagjet tona”.
Njësia është një njësi prej 50 personash me mision uljen e niveleve të krimit në zona të veçanta.
Por tani ajo është duke u shfuqizuar pasi oficerët e saj u panë duke rrahur 29 vjeçarin me ngjyrë në videot e 7 janarit.
Në një deklaratë, departamenti tha se “është në interesin më të mirë të të gjithëve që të çaktivizohet përgjithmonë” njësia.
“Ndërsa veprimet e urryera të disave hedhin një re çnderimi mbi titullin Scorpion, është e domosdoshme që ne, Departamenti i Policisë së Memphisit, të ndërmarrim hapa proaktivë në procesin e shërimit për të gjithë të prekurit”, shtoi ai.
Familja e Nichols e mirëpriti vendimin në një deklaratë nga avokatët e tyre, duke e quajtur atë “të përshtatshëm dhe proporcional me vdekjen tragjike të Tire Nichols, dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit”.
Pesë oficerët – Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith – u pushuan nga puna javën e kaluar.