Vendosni fjalën kyçe....

Meta komenton raportin e BERZh: Korrupsioni armik i mirëqenies së shqiptarëve, lufta ndaj tij patriotike


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke cituar raportin më të fundit të Bankës Europiane për Zhvillim (BERZh) që thotë se korrupsioni është armiku i mirëqenies së shqiptarëve thekson se vetëm lufta ndaj tij do e shpëtojë Shqipërinë nga falimenti.

Meta shkruan se lufta ndaj korrupsionit është një betejë patriotike që do i shkojë deri në fund.

Raporti i fundit i “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve.

Është kjo arsyeja themelore sipas BERZH pse cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm nga 5.26 pikë që ishte në vitin 2016, në 4.62 pikë në vitin 2022.

“Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit të perceptuar siç shihet, për shembull, në Shqipëri. Disa sfera të ekonomisë kanë parë gjithashtu përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën buxhetore dhe zbatimin e kontratave”, – argumenton BERZH.

Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep gjithashtu alarmin për rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të, duke theksuar gjithashtu zhgënjimin me ecurinë e ngadaltë të reformës në drejtësi.

Vetëm lufta kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë!

Kjo është një betejë patriotike dhe mision kombëtar pa kthim, të cilit do t’i shkojmë deri në fund!”-shkruan Meta.