Raportet mes Romës dhe Nicolo Zaniolos po vazhdojnë të përkeqësohen.
Italiani ka kërkuar të largohet në këtë afat kalimtar dimëror, por e refuzoi një ofertë nga Bournemouthi,
Klubi anglez ofroi 30 milionë euro, plus bonuset. Roma e pranoi ofertën, por Zaniolo jo. Ndërkaq, Milani u tërhoq nga gara për transferimin e tij.
Dhe, tani sipas “Sky Sport Italia”, ish-futbollisti i Interit është “bllokuar” nga Roma dhe nuk do të luajë më për këtë sezon.
Zaniolo nuk u stërvit me ekipin këtë të hënë dhe u kthye në qytetin e tij të lindjes, pasi u përball edhe me tifozët “ultras” të nervozuar të dielën mbrëma.
Tani, mediumi i lartpërmendur italian gjithashtu raporton se Roma e ka bërë të qartë se nuk do ta shesë Zaniolon për një ofertë më të ulët se ajo e bërë nga Bournemouth javën e kaluar, e cila ishte rreth 35-36 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
Kësisoj, ai ose do të shihet për çmimin e kërkuar, ose do të mbetet te Roma, por jashtë planeve të Jose Mourinhos.
Gjithashtu ndaj 23-vjeçarit pritet të merren edhe disa masa disiplinore.
Kontrata e Nicolo Zaniolos me Romën skadon në qershor të vitit 2024.