Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet rasti i çuditshëm në Gjermani, gruaja vrau identiken në pamje për të falsifikuar vdekjen e saj


Hetuesit gjermanë kanë zbuluar hollësi të reja në një rast vrasjeje që tërhoqi vëmendjen e mediave në gusht 2022, duke thënë se ishte pamja e viktimës që vulosi fatin e saj tragjik.

Autoritetet besojnë se e dyshuara kishte kërkuar qëllimisht për një grua të re me pamje të ngjashme me veten, në mënyrë që të falsifikonte vdekjen e saj.

Në një deklaratë të hënën, policia në qytetin bavarez të Ingolstadt tha se e dyshuara e quajtur Sharaban K. kishte dashur të fshihej ‘për shkak të problemeve familjare’.

Sipas hetuesve, krimit i kanë paraprirë përgatitjet e gjata, me të dyshuarën që paraprakisht u ka dërguar mesazhe viktimave të shumta të mundshme në platforma të ndryshme të mediave sociale.

Përpjekjet e Sharaban për t’i joshur ato në një takim me pretekste të ndryshme të rreme kishin dështuar të gjitha derisa ajo takoi estetisten Khadidja M. në Instagram në fillim të gushtit të vitit të kaluar, tha zëdhënësi i policisë Andreas Aichele për gazetën Suddeutsche Zeitung.

Më 16 gusht, Sharaban dhe një bashkëpunëtor mashkull, Sheqir K, të dy 23 vjeç në kohën e krimit, në të njëjtën moshë me viktimën, morën estetisten. Ndërsa po udhëtonin për në Ingolstadt, të dyshuarit u kthyen në një pyll aty pranë, pretendon policia.

Atje, Sharaban dhe Sheqiri dyshohet se e kanë therur të renë më shumë se pesëdhjetë herë. Të dyshuarit besohet se më pas e kanë futur gruan me gjakderdhje të madhe në mjetin tip Mercedes-Benz të Sharabanit dhe përfundimisht e kanë braktisur automjetin në një lagje të Ingolstadt.

Po atë ditë vonë, policia u alarmua për makinën, duke gjetur gruan, e cila, sipas raportimeve të mediave, ishte ende gjallë në atë kohë. Megjithatë, mjekët nuk arritën ta shpëtonin atë. Një çift nga Mynihu,  prindërit e Sharaban, të cilët po kërkonin vajzën e tyre të zhdukur u thirrën në vendngjarje dhe gabimisht e identifikuan viktimën si ajo.

Mediat gjermane bëjnë me dije se përveç ngjashmërive të habitshme në pamje mes Khadidja dhe Sharaban, fakti që gruaja u gjet në makinën e vajzës së tyre mund të ketë bërë që prindërit ta keqidentifikojnë atë.

Megjtihatë gabimi u zbulua të nesërmen pas ekspertizës mjeko-ligjore. Menjëherë pas kësaj policia kapi Sharabani dhe Sheqir, të cilët që të dy kanë qenë në paraburgim që atëherë. Megjithatë, hetuesve iu deshën muaj për të zbardhur çështjen.