Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama takime me ish zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën


Ashtu siç pritej në fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur edhe njëherë në lidhje me skandalin “McGonigal” dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në këtë ngjarje, duke e cilësuar ish zyrtarin e FBI-së, si faktor për të sharruar shtyllën kurrizore të rendit demokratik dhe pluralizmit.

Berisha tha se kryeministri Rama tentoi të shuajë pluralizmin në vend.

“Mblidhemi sot në një moment të pashembullt, të jashtëzakonshëm, në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas anti-shqiptare, anti-demokratike e anti-kombëtare të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror.

“Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta me Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesor të rendit demokratik që është pluralizmi politik, për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Ramës është një krim i përmasave makabër”, tha Berisha.