Është mbajtur sot seanca paraprake për Inceneratorin e Fierit, ku mes të akuzuarve për këtë aferë janë edhe dy ish zyrtarë të lartë, ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.
ndërsa nuk pati një vendim nëse do të kalojë në themel apo do të hetohet më tej nga SPAK.
Në këtë aferë ka një numër të lartë të dyshuarish, por ka pasur diskutime, pasi nuk janë gjetur adresat e shtatë kompanive nën akuzë.
Avokatët e çështjes nuk janë dëgjuar ende në seancë gjyqësore.
Avokatët e çështjeve të Inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit kundërshtojnë hetimet e SPAK duke u shprehur se janë të cunguara. Ata pretendojnë pafajësinë dhe që Prokuroria e Posaçme duhet t’i hetojë siç duhet çështjet.
Diskutimi më i madh lidhet me pyetjen se përse nuk është pyetur ende nga SPAK, Arben Ahmetaj, ish-ministër financash, i cili pas një akt ekspertize në kompjuterin e Klodian Zotos rezulton se u pagua prej tij për udhëtime luksoze jashtë Shqipërisë, por kjo ka hasur kunëdrshtinë e SPAK pasi ky organ insiston se po heton rolin e Arben Ahmetajt në këtë pikë.
Veç kësaj prokurorët e SPAK këmbëngulin se akt ekspertiza iu dorëzua ne fund të muajit nëntor 2022 por pa përgjigje mbetet dilema se çfarë po ndodh prej kësaj kohe. Një tjetër ish-ministër Financash, Shkëlqim Cani, një ditë më parë u tregua i gatshëm për të thënë të vërtetën. Por ai tha se nuk e surprizon më asgjë.