Vendosni fjalën kyçe....

Ibrahimaj për çështjen e Arlind Gjokutaj: Çështja i përket drejtësisë


Pyetur për arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, ministrja e Financave Delina Ibrahimja tha se për këtë çështje do të shprehet drejtësia.

 Gjokutaj akuzohet për shpërdorim detyre, për një pronë të dëmshpërblyer dy herë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln euroNë daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u pyet nëse ka qenë në dijeni apo ka lidhje me rastin

Ne në fakt, kemi pasur një qëndrim për të gjitha çështjet në hetim. Nuk marrim përsipër të bëhemi gjyqtar, avokat apo prokuror. Këto gjëra ia kemi lënë reformës në drejtësi. Do të presim si do të shprehet drejtësia”, tha Ibrahimaj.

Të njëjtën përgjigje, ajo pati dhe për çështjen “McGonigal”

“Janë çështje për të bërë zhurmë, ne do të presim të gjitha procedurat dhe do të bëhen me dije”.