Verdhekuqtë u mposhtën në “Olimpico” nga Cremonese me rezultat 1:2, duke u eliminuar në çerekfinale të Coppa Italia.
Dessers kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 28-të kur e shndërroi në gol penalltinë e fituar.
Më pas, Roma mori edhe më shumë iniciativën për ta gjetur golin e barazimit.
Për ta arritur këtë, madje Mourinho bëri katër zëvendësime para fillimit të pjesës së dytë.
Por, Cremonese shënoi golin e dytë në minutën e 49-të. Ishte faktikisht një autogol i Celik që ia zbehu gjasat për fitore romakëve.
Krejt çfarë bëri Roma ishte goli i ngushtimit të epërsisë në minutën e 90+4 nga Belotti.
Kësisoj, Cremonese kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke e eliminuar njërin nga favoritët.