Vendosni fjalën kyçe....

Mediu takon senatorë e kongresmenë amerikanë: Diskutuam për gjendjen në Ballkan e tensionet në veri të Kosovës


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është takuar sot me Senatorët amerikanë Joe Munchin, Mike Lee e James Lanford si dhe Kongresmenët Jake Ellzey, Frank Mrvan, John Moolinar e Robert Aderholt.

Ai shkruan se me ligjvënësit e lartë amerikanë është diskutuar për gjendjen në Ballkan, tensionet e vijueshme në veri të Kosovës si dhe bllokimine bisedimeve  Kosovë-Serbi pavarësisht përfshirjes së BE-së e SHBA-së.

Ditën e djeshme, Mediu ishte bashkëdrejtues i forumit të sigurisë për Ballkanin në Kongresin amerikan.

Ai është pjesë e një delegacioni parlamentar që ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA. Pak ditë më parë ai takoi kreun e Kongresit Kevin McCarthy.

“Washington DC. Në takimet me senatorët Munchin, Lee, Lanford dhe kongresmenet Ellzey, Mrvan, Moolinar dhe Aderholt, diskutuam për situatën në ballkan, tensioneve të vazhdueshme në veri të Kosovës me shfaqjen e një agresioni të mundshëm ushtarak të Serbisë, bllokimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me gjithë angazhimin e BE dhe SHBA. Po ashtu vec qëllimeve të Rusisë për të krijuar një vatër të re konflikti në ballkan për të shmang vëmendjen nga Ukraina, rajoni kërcënohet nga mungesa e demokracisë, korrupsioni dhe krimi i organizuar si dhe varfëria ekonomike të cilat kanë bërë që mijëra të rinj dhe të reja dhe profesionistë të largohen nga Shqipëria drejt vëndeve të BE.” – shkruan Mediu.