Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.
Një 66-vjeçar duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë shtetasi Q.T ka humbur jetën.
‘Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.’- njofton policia.