Një ndërhyrje e rrallë e shkallës së lartë të vështirësisë për heqjen e plotë të tumorit në një zonë tejet delikate në thellësi të trurit është realizuar me sukses në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.
Ky operacion është zhvilluar nga Prof. Asc. Arsen Seferi, Prof. Asc. Ridvan Alimehmeti, Dr. Elvis Dervishi, Dr. Ejona Lilamani, Dr. Mithat Demneri, Dr. Kliti Pilika
Një pacient 40 vjeç i cili kishte një patologji në një zonë shumë delikate të trurit të quajtur ‘isula’ dhe ky operacion shumë i vështirë dhe shumë i rrallë është bërë me ndërhyrjen e teknolgjisë.
Nga imazhet mjekët tregojnë se operacioni duhej kryer patjetër, por në disa zona të caktuara të quajtura ‘nobël’ , intervenimi kurirgjikal, mund të shoqërohej me paraliza të parikuperueshme.
Ky rast ishte i veçantë, sepse prezenca e tumorit, përveç zonës delikate në zonën e insulës, ndodhej edhe në hemisferën dominant.
Pacienti aktualisht falë kësaj ndërhyrjeje, është në gjëndje shumë të mirë dhe mjekët për këtë gjë shprehen të gëzuar, të cilët thonë se ky tumor edhe në struktura të huaja shëndetësore mund të bëhej vetëm me biopsi, ose mund të hiqej një pjesë e tij.