Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka kërcënuar kurrë atë apo Gjermaninë, pas pretendimeve të Boris Johnson se Putin e kërcënoi ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe me një sulm raketor.
“Putini nuk më kërcënoi mua apo Gjermaninë në bisedat telefonike që kancelari ka pasur me liderin rus.” – tha Scholz për gazetën gjermane Bild në një intervistë të botuar të dielën.
Në një dokumentar britanik që u transmetua javën e kaluar, Johnson zbuloi se Putini e kërcënoi atë në një telefonatë të gjatë në shkurt 2022 pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën.
“Ai tha ‘Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë, do të duhej vetëm një minutë’, diçka e tillë”, tha Boris Johnson në dokumentar, duke iu referuar Putinit.
Johnson tha se ai pranoi kërcënimin e liderit rus për të ‘luajtur së bashku’ me përpjekjet për ta detyruar atë të negociojë mbi Ukrainën. Kremlini ka mohuar çdo kërcënim.
I ngacmuar në intervistën për Bild nëse Scholz kishte marrë gjithashtu kërcënime të ngjashme gjatë telefonatave me liderin rus, kancelari tha ‘jo’.
Në telefonatat me Putinin, ‘unë ia bëj shumë të qartë atij se Rusia ka përgjegjësinë e vetme për luftën’, tha Scholz.
“Në bisedat tona telefonike, qëndrimet tona shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë bëhen shumë të qarta.” – tha ai.
Kancelari mohoi gjithashtu se vendimi i Gjermanisë për të dorëzuar tanket Leopard 2 te Ukraina ishte një kërcënim për Rusinë.
Ai tha se Gjermania po dërgon tanke luftarake në Ukrainë, së bashku me aleatët e tjerë, përfshirë SHBA-në, në mënyrë që Kievi ‘të mund të mbrohet’.
“Kjo qasje e përbashkët parandalon një përshkallëzim të luftës,” tha Scholz.