Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet frikshëm bilanci i tërmetit në Turqi e Siri, rreth 1300 viktima e mijëra të lënduar, rrafshohen mbi 1700 ndërtesa


Është rënduar bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Turqinë juglindore dhe rajonet përreth në orët e para të mëngjesit.

Vetëm në Turqi janë konfirmuar 912 viktima sipas autoriteteve e mediave turke e mbi 5 mijë të lënduar ndërsa në Sirinë fqinjë numri i viktimave është raportuar deri tani në mbi 386 ndërsa mijëra janë plagosur.

Ndërkohë mbi 1700  ndërtesa janë rrëzuar në tokë nga lëkundjet e fuqishme që janë ndjerë në Izrael, Qipro e Irak.

 

Numri i viktimave e dëmeve u konfirmuar nga zv.presidenti Fuat Oktay, shkruan Anadolu Agency.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.4 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) dhe kishte qendër rrethin Pazarcik në provincën jugore të Kahramanmaras të Turqisë. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash (4.3 milje).

Provincat Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis janë prekur më rëndë nga tërmeti.