Vendosni fjalën kyçe....

I humbur prej ditës së djeshme, familjarët e 67-vjeçarit në Delvinë thirrje për ndihmë


Familjarët e një 67-vjeçari në Delvinë kanë denoncuar humbjen e tij që prej ditës së djeshme. Bëhet fjalë për Seit Myrton, i cili jetonte prej vitesh i vetëm.

Kohët e fundit ai ka qenë i sëmurë e te afërmit kujdeseshin për të duke e ndihmuar me ushqime e nevoja të tjera, shkruan Shqiptarja.

Ata i bëjnë thirrje kujtdo që mund ta ketë parë familjarin e tyre të kontaktojnë në numrin e telefonit 0697571779.