Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu: Do rishikoj mundësinë për furnizimin e Ukrainës me armë


 

Izraeli po eksploron mundësinë e furnizimit të Ukrainës me sistemin e saj të fundit të mbrojtjes kundër raketave Iron Dome, tha të dielën kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas AA. 

Çështja e furnizimeve me armë u konsiderua dhe u refuzua nga qeveria e mëparshme izraelite. Unë do ta studioj këtë çështje dhe do t’i përgjigjem kësaj çështjeje në mënyrën më adekuate,” tha Netanyahu në një intervistë për kanalin francez LCI.

Ai, megjithatë, tha se Izraeli duhet të rishikojë opsionet e tij dhe të marrë parasysh interesat e tij në rajon.

“Kontributi i Izraelit ndoshta do të jetë në fusha të tjera“, shtoi kryeministri izraelit.

Netanyahu shpjegoi se Izraeli i ka ofruar Ukrainës ndihmë humanitare dhe ka pranuar një numër të madh refugjatësh ukrainas.

Netanyahu premtoi gjatë fushatës së tij zgjedhore se do të konsideronte furnizimin me armë Ukrainës nëse zgjidhej.

Vitin e kaluar, Rusia nisi një luftë kundër Ukrainës, e cila u prit me zemërim ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian, G-7, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ndër të tjera, që vendosën sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.