Të rinjtë e FRPD kanë mbajtur një protestë ditën e sotme pranë banesës së kryeministrit Edi Rama në Surrel!
Duke mbajtur pankarta në duar, të rinjtë e FRPD kërkojnë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe ndjekjen e tij penalisht përsa i përket çështjes McGonigal. sipas tyre faktet kanë dalë dhe Rama po hetohet nga FBI.
“Faktet dolën, jep dorëheqjen’– shkruhet në disa prej pankartave.
“Janë të paktën 2 mln euro të cilat Edi Rama i ka bërë me paratë e korrupsionit. Sot për fat ndiqet dhe nga FBI-ja. Në vend të bashkëpunonte me partnerët tanë, me SHBA-të ai shkoi dhe korruptoi për të shkatërruar opozitën,” thotë njëri prej protestuesve.