Evropa e lejoi veten të jetë përherë e më e varur nga energjia ruse si një i varur nga droga, tha të hënën kryeministri polak Mateusz Morawiecki.
Duke folur në një konferencë në Varshavë mbi përpjekjet për të mbështetur Ukrainën, Morawiecki sugjeroi që BE-ja ishte e lidhur me burimet natyrore ruse, teksa Moska po bënte çmos për të mundësuar varësinë.
“Tregtari gjithmonë e jep dozën e pare të drogës falas ose shumë lirë, në mënyrë që i droguari të vijë për më shumë dhe të pajtohet me çdo çmim,” tha ai.
Si rezultat, deklaroi kryeministri, kontratat e gazit me Rusinë ‘dolën të ishin një pakt sipas të cilit Evropa shiti shpirtin e saj’. Kontinenti u ‘josh kaq lehtë nga Rusia’ jo përmes ‘aftësive demonike’, por më tepër për shkak të dobësisë së saj, pohoi ai.
Në të njëjtën kohë, Morawiecki tha se konflikti në Ukrainë kishte zgjuar shumë vende ‘nga gjumi i tyre gjeopolitik’.
“Ndërsa luftimet janë ndezur, Perëndimi qëndron në një udhëkryq: ‘ose fitorja e Rusisë dhe disfata e Perëndimit, ose rilindja e qytetërimit perëndimor”, pohoi ai.
“Sot nuk mjafton që ne të flasim për rindërtimin e Evropës, sot duhet të mendojmë për rindërtimin e Evropës në mënyrë që paqja dhe siguria të bëhen themele të përhershme për zhvillimin për shumë dekada”, theksoi Morawiecki.