Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Taulant Balla në një deklaratë për mediat pas Konferencës së Kryetarëve tha se është dakordësuar që të bëhet mocioni me debat për “çështjen McGonigal” të kërkuar nga opozita.
Balla tha se kërkesa u pranua pasi u hoq firma e deputetit Sali Berisha një kërkesë kusht e Partisë Socialiste.
Sipas Ballës, mocioni me debat do zhvillohet për një kohë prej 12 orësh në një seancë parlamentare dita e së cilës do vendoset më vonë.
“Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve. Ka marrë vendimin për zhvillimin e një mocioni me debat. Sa i përket kohës se sa orë dhe kur do të zhvillohet ky debat le të jetë një diskutim. Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat. Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, të jetë një prej 12 orësh”- tha Balla.