Ditën e nesërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor.
Në njoftimin e publikuar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve bëhet e ditur se do të shqyrtohen vetëm listat e dorëzuara nga Partia e Lirisë, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate, ndërsa vihet re se Partia Demokratike është lënë jashtë, pavarësisht se në 29 janar, grupi i Alibeajt me firmë të Gazment Bardhit, ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.
Çështje që pritet të shqyrtohen në mbledhjen e KQZ-së ditën e nesërme:
Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia e Lirisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Librazhd, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Lushnjë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Roskovec, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Tiranë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Kulturës, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Prefektit të Qarkut Korçë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Drejtësisë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Autoritetit të Mediave Audiovizive, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Berat, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashksë Cërrik, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Dimal, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Durrës, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Elbasan, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.
Siç thuhet në njoftim, do të vijojë hetimi administrative për shkelje të konstatuara mbi raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve qendrore dhe vendore si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, për periudhën 24 janar – 2 shkurt 2023.
Më herët, Celibashi ka paralajmëruar rrezikun e mosregjistrimit të PD-së në zgjedhje derisa palët ende nuk kanë zgjidhur ngërçin mes tyre ku ende nuk është e qartë se kush e ka tagrin për të marrë vendime si kreu i partisë.