Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se 2 ditë nën rrënoja, shpëtohet foshnja 7 muajshe


 

Një foshnjë 7-muajshe u shpëtua të mërkurën, më shumë se dy ditë pasi tërmetet goditën jugun e Turqisë, sipas AA.

Foshnja u shpëtua nga rrënojat nga zjarrfikësit e dërguar nga provinca Sirnak në Adiyaman, një nga 10 provincat e goditura rëndë nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë.

Komuna e qarkut Cizre të Sirnak tha se foshnja u transferua në një spital lokal.

Shifrat e fundit për zonën e katastrofës janë se të paktën 8,574 njerëz janë vrarë dhe 49,133 janë plagosur pasi tërmetet goditën Turqinë jugore brenda disa orësh nga njëri-tjetri, duke prekur 13 milionë njerëz.