Vendosni fjalën kyçe....

SPAK shpall moskompetencë për ‘21 Janarin’, ia kalon dosjen Prokurorisë së Tiranës


SPAK ka shpallur moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit që ka bërë Ministria e Drejtësisë e Partia Socialiste për ‘21 janarin’ duke ia kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Tiranës.

Prokurorja Manjola Kajana ka vlerësuar elementë që janë kompetencë e kësaj prokurorie për ta hetuar si dosje.

Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka të hapur hetim për 21 janarin, pasi vrasja e Aleks Nikës është e vetmja që ka mbetur pa vrasës, shkruan Shqiptarja.

Kallëzimet në SPAK nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste erdhën pasi publikimit në media të një audiopërgjimi ku pretendohet për një komunikim mes kreut të atëhershëm të Gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij.

PS kallëzoi në SPAK ish-kryeministrin Berisha ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-kreun e Gardës Ndrea Prendi.

Sipas PS-së, urdhrat për vrasjen e katër qytetarëve janë dhënë nga funksionarë të lartë shtetërorë.