Shkon në 21 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të operacionit masiv “Agimi”, të zhvilluar në Nikël, Halil dhe në Arramerras, të Krujës
Një 51-vjeçar me masë sigurie nga Gjykata e Lartë është arrestuar pasi kultivoi bimë narkotike në fshatin ku banonte.
Shtetasit “P. K., 51 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë, Gjykata e Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””.
“Gjatë këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato të GDF-së, kontrolluan me avionë dhe dronë, sera, magazina, banesa dhe zona të pyllëzuara, si dhe administruan një sërë informacionesh nga inteligjenca informative, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni”-njofton policia.