Vendosni fjalën kyçe....

Mrekullia në Turqi, shpëtohen pas 72 orësh nën rrënoja dy të mitur e prindërit


Pavarësisht humbjeve të mëdha në njerëz në Turqi e Siri, ka pasur edhe raste mbresëlënëse të shpëtimit të mijëra personave, një pjesë e të cilëve edhe pas 72 orësh nën rrënoja.

Një rast i tillë ka ndodhur në provincën Hatay ku katër persona u shpëtuan nga rrënojat e një blloku pallatesh.

Pesëvjeçarja Hazal dhe nëna e saj Betul Guner u shpëtuan nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë dhe ekipet e kërkimit dhe shpëtimit të Fondacionit të Ndihmës Humanitare IHH në rrethin qendror të Antakias.

Ekipet gjithashtu shpëtuan një baba dhe vajzën e tij nga të njëjtat rrënoja. Katër persona të plagosur u dërguan në spitalet e afërta.