Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Tom Doshi do paguante 5 milionë euro McGonigal për të hetuar atentatin e pretenduar ndaj tij, donin të akuzonin Ilir Metën


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar fort kryeministrin Rama duke thënëse ka angazhuar ministrat e qeverisë si dhe Tom Doshin e ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Ai tha se Doshi do paguante 5 milionë euro  McGonigal që të hetonte atentatin e pretenduar ndaj tij, për të cilin u arrestua Durim Bami.

Kryedemokrati tha se përmes këtij veprimi synohej të goditej kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha tha gjithashtu se McGonigal, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj e ministra të qeverisë kanë bërë orgjira në lokalet e natës në Tiranë dhe kjo është e faktuar me foto, shtoi ai.

“Dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner dhe amoral që iu tha shqiptarëve se e ka pritur një herë në zyrë dhe se i kishte dërguar një sms dhe ishte dhe një shoqërues me të. Rama ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Doshin dhe Dakon, por Toma ka qenë në Vjenë. Ai ka urdhëruar Etilda Gjonin ministre e Drejtësisë në një aktivitet kryekëput në shkelje të ligjeve të vendit por dhe të SHBA-së. Etilda Gjoni nuk është as hetuese, as prokurore, as gjykatëse.

Ajo nuk ishte asnjë motiv që të nisej, sepse Toma paguante 5 milionë euro për hetim Mcgonigal për atentatin që gjoja i kishin organizuar. Hetimi në Vjenë s’u bë nga Toma, por nga qeveria për Doshin. Kjo me qëllimin që njërin që kishte zgjedhur për president ta akuzonte për vrasës, Aty e keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami Tomës që; më ka thirrur Ilir Meta. Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Ministrja s’ka dashur që të shkojë, përkundrazi i ka bërë të qartë se kjo nuk është detyrë e saj. “Të dërgojmë prokuror” i ka thënë, por ai ka dërguar ministren.

A ka marrë pjesë në pyetje apo proces, kjo është histori i turpshme. Rama ka urdhëruar shpalljen e tij qytetar nderi në Tropojë për të shpërblyer angazhimin që ai ka bërë kundër meje. Së treti, McGonigal, Erion Veliaj, ministra, kanë bërë orgjira, absolutisht po, në klube nate dhe në lokale gjysëm errësire të Tiranës. Janë të fotografuar. Fatmirësisht janë me foto. A publikohen fotot apo jo, por kjo është e sigurtë, kjo që them. Ka një hetim kombëtar, ndërkombëtar, ka një hetim dhe hetimi ka rregullat e veta. Ne do ta japim kontributin tonë, pa asnjë diskutim në këtë hetim.” – tha Berisha.