Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka deklaruar përmes një shënimi në Facebook se 14 maji do sjellë jo vetëm përmbysjen e këshillave bashkiakë njëpartiak, po edhe rezultat triumfues për Partinë e Lirisë.
Ai shkruan se PL-ja do ketë përfaqësim të jashtëzakonshëm në mbarë vendin. Meta thekson se këshilltarët e PL-së do kenë në focus të patjetërueshëm garantimin e llogaridhënies dhe mbrojtjen e interesit publik.
“14 Maji do të sjellë jo vetëm përmbysjen e këshillave bashkiakë monist, por edhe një rezultat triumfues të Partisë së Lirisë. Ne do të kemi një përfaqësim të jashtëzakonshëm në të gjithë Shqipërinë. Fokusi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të jetë i patjetërsueshëm në çdo moment: Garantim i llogaridhënies dhe mbrojtja e interesit publik dhe qytetar.” – shkruan Meta.