Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës që organizohet ditën e sotme përballë kryeministrisë.
Efektivët e policisë që janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë janë pothuajse të gjithë me maska kundër gazit lotsjellës.
Në shtyllat e bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera.
Por shtyllat mësohet se janë lyer me graso me qëllim që të pengojnë ngjitjen e protestuesve për dëmtimin e këtyre kamerave.
Mësohet se policia ka angazhuar deri në 1500 efektivë në terren për protestën e ditës së shtunë, 11 shkurt.
Protestuesit fillimisht do organizohen duke u grumbulluar në dy pika, një në sheshin “Skënderbej” dhe një në sheshin “Nënë Tereza”.