Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur të ndryshojë strategji edhe në organizimin e transmetimit në media të veprimeve të tyre por edhe në aspektin e garantimit të sigurisë vetjake të tij.
Berisha ka vendosur që transmetimi i protestës të jetë me regji qendrore, duke mos lejuar gazetarët që të jenë të pranishëm.
Si duket incidenti i ndodhur në protestën e 6 dhjetorit, agresori u kamuflua pas gazetarëve dhe si duket Berisha ka vendosur të marrë masa për të fshehur çdo lloj incidenti që mund të ndodhë.
“Transmetimi i protestës se nesërme do të jetë regji satelitore. Ecja e Doktorit nga Selia për tek sheshi do te jetë me regji. Mediat janë të lutura të qëndrojnë në shesh”, thuhet në njoftim e “Foltores”.
Ndërkohë, Berisha ka shtuar numrin e truprojave dhe ka angazhuar Agron Kuliçin për të garantuar sigurinë e tij.
Nga ana tjetër edhe policia e shtetit ka marrë masat e veta duke angazhuar rreth 1500 forca policore për mbarëvajten e saj nga të gjitha repartet si FNSH, RENEA dhe forca te rendit.
Gjithashtu ka organizuar edhe bllokimin e qarkullimit në disa akse që lidhen me bulevardin ku do organizohet protesta.